Ukraina aplikon zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Pak orë pasi Rusia njoftoi aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase, presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka njoftuar se kanë aplikuar edhe zyrtarisht për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Përmes një njoftimi në Telegram, Zelensky ka thënë se po bëjnë “hapin vendimtar” duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

De fakto, ne tashmë kemi bërë rrugën tonë për në NATO. De fakto, ne kemi provuar tashmë përputhshmërinë me standardet e Aleancës. Ato janë reale për Ukrainën – reale në fushën e betejës dhe në të gjitha aspektet e ndërveprimit tonë. Ne i besojmë njëri-tjetrit, e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe e mbrojmë njëri-tjetrin. Kjo është Aleanca”, ka shkruar Zelensky.

Presidenti i Ukrainës tutje ka shkruar se sot Ukraina po aplikon për ta bërë atë de jure. “Në një proces që është në përputhje me vlerën tonë në mbrojtjen e të gjithë komunitetit tonë. Në mënyrë të përshpejtuar”.