Ukraina: 177 fëmijë të vr*arë nga sulmet ruse deri më tani

Prokuroria e Përgjithshme ukrainase tha se 177 fëmijë kanë humbur jetën dhe 336 fëmijë janë pl*agosur që nga fillimi i sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Në një deklaratë, prokuroria tha se në bombardimet e deritanishme të ushtrisë ruse janë dëmtuar 938 institucione arsimore, prej të cilëve 87 janë shkatërruar plotësisht.
Nga 24 shkurti, kur filloi lufta Rusi-Ukrainë, deri më sot, 177 fëmijë kanë humbur jetën dhe 336 fëmijë janë pl*agosur, tha prokuroria./Anadolu Agency/