Uji në Deçan nuk është i pijshëm, ka prezencë të baktereve të E.coli

Uji në Deçan nuk është i pijshëm. Ky ka qenë rezultati përfundimtar i ISHP-së së Kosovës, pas analizave që janë bërë në lidhje me situatën e rëndë që u krijua në komunën e Deçanit, rreth 2 mijë qytetarë përfunduan me shenja helmimi në spital.

IKSHPK ka kryer edhe disa analiza shtesë, ku në kanë rezultuar disa baktere jo patogjene që sipas këtij institucioni japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Instituti gjithashtu ka bërë të ditur se në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të baktereve koliforme dhe E.coli.

“Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm. Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës).
Në këto 3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar”, thuhet më tej në njoftim.
IKSHPK ka dhënë edhe disa rekomandime sesi duhet vazhduar të përdoret uji pas kësaj situate.

Njoftimi i plotë:
Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.

1. Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli.
Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.

2.Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës).

Në këto 3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00.
3.Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.