Uji që rrjedh në çezmat e burgut të Idrizovës është i turbullt. Këtë ujë të dënuarit kanë frikë që ta konsumojnë.
Të dënuarit që kanë mundësi financiare më të mira, detyrohen që ujin e paketuar ta blejnë nga shitorja e burgut, ku për 1.5l ujë ato duhet të paguajnë 30 denarë, e gjithë kjo faturohet tek llogaria burgut!
Një fakt tjetër që e vërteton, se e gjithë kjo është pjesë e përfitimit direkt të rrethit të korruptuar në udhëheqësinë e burgjeve, është se në burg, familjarët, të dënuarve mund të ju dëgojnë për ushqim dhe pije gjithçka tjetër pos ujit. Ujin janë të detyruar ta blejnë nga shitorja e burgut, njofton Pa Censurë.
Burgu i Idirizovës bën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, sepse ujin me të cilin furnizohet është ujë nga pusi, pa i kaluar fazat e filtrimit të cilat janë të rregulluara me ligj! Ky ujë teknik nuk mund të përdoret për pije.
Pos kushteve të tmerrshme brenda, të dënuarve ju merren para, që nga uji e deri tek çdo benefit tjetër që ato mund të përfitojnë. Këto para shkojnë më xhiro direkte, të drejtorit të burgut bashkë me udhëheqësit tjerë, të cilët janë pjesë e këtij zinxhiri korruptiv!/ Pa Censurë