Ujësjellësi në Siniçan, gati për disa ditë

Sistemi i ujësjellësit për fshatin Siniçan do të jetë gati për disa ditë, thotë kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili. Në terren është punuar në mënyrë aktive pas tensioneve mes banorëve të Siniçanit dhe banorëve të Urviçit, mbi atë se kush ka të drejtën ekskluzive për burimet e ujit të pijshëm. Megjithëse problemi u kapërcye dhe u gjet një zgjidhje me Qeverinë për tu ndërtuar sistemi i ujësjellësit, përsëri kryetari i Bogovinës mori kallëzim penal nga policia e Tetovës për “punë të pandërgjegjshme”.