Ujësjellësi i Siniçanit, fillojnë punimet, për disa ditë fshati do të bëhet me ujë të pijshëm

“Pas 40 ditësh qëndrimi në bjeshkët e Malit Sharr, banorët e Siniçanit arritën që gjatë ditës së sotme të fillojnë punët për ujësjellësin e fshatit. Kanë vetëm edhe disa ditë punë dhe uji i pijshëm do të arrijë në këtë fshat”.

Kjo ishte atmosfera e punës në bjeshkët e Malit Sharr. Më në fund pas 40 ditë protestë, lodhje dhe qëndrim në male, banorët e Siniçanit arritën që të rifillojën punët. Ata këtë e shohin si një gjë jetësore për jetë, edhe pse u desh që të bëjnë shumë sakrificë.
“Me takimet që i keni pasur në qeveri, me një marrëveshje me qeverin, ne arritëm që të fillojmë me punë, dhe ne punimet i kemi filluar dhe kemi punë edhe një ditë dhe i përfundojmë. Kjo për ne do të thotë një arritje e madhe për ujësjellësin e fshatit Siniçan”, tha një banor i Siniçanit.

“Dhe më në fund u arrit qëllimi me marrëveshjen që patëm ne si fshat me qeverinë dhe pas çdo mundi ka edhe një të mirë, është një gjë elementare është ujë për pije dhe u desh këtë punë për ta kryer dhe më në fund e arritëm qëllimin”, tha një tjetër banor.

Ujësjellësi i Fshatit Siniçan filloi me vetë-iniciativë nga banorët e fshatit, ndërsa pas disa denoncimeve se gjoja këto fshatra marrin ujë nga fshati Urvi­ç, punimet në këtë fshat u ndërprenë nga ana e policisë, ku për ditë të tëra në vendin ku kryheshin punimet kanë qëndruar njësia EBR, më pas ato u zëvendësuan nga njësia PEP të cilët kanë qëndruar deri para disa ditësh. Fshati Siniçan i takon Komunës së Bogovinës, ndërsa pesë mijë banorë nuk kanë ujë për pije dhe ujin që e kanë e kanë me bakterie. Kryetari i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili për tv 21 tha se gjatë ditëve në vijim do të dalë me informata shtesë për marrëveshjen e arritur mes banorëve, komunës dhe qeverisë.