Uganda gjen 31 milionë tonë ar


Ari konsiderohet një asket në mungesë. Por shteti i Ugandës ka njoftuar se analizat e tyre të kryera së fundmi tregojnë se ka rreth 31 milionë tonë metrikë mineral ari që është gjetur e që pritet për t’u nxjerrë. Ministria e Energjisë dhe Zhvillimit të Minierave ka thënë se ka rreth 320 mijë e 158 tonë ar të rafinuar që i kanë në dispozicion, raporton The Federal.com.

Vlera e 31 milionë tonëve të arit është e barabartë me 12.8 trilionë dollarë. Qeveria e Ugandës ka licencuar firmën kineze, Wagagai, për të nisur prodhimin në distriktin e Busia. Gjetja e kësaj sasie të arit llogaritet që t’i japë një shtytje të madhe ekonomisë së këtij shtetit.