UFO në qiellin e Londrës: Drita të çuditshme fluturuan në kryeqytetin anglez (VIDEO)

Një seri e çuditshmëve e dritave janë parë mbi kryeqytetin e Anglisë në Londër derisa është përhapur frikë se UFO po paralajmërojnë vizitën në Tokë
Një shikues ka mbetur i habitur pasi që ka parë drita të çuditshme në qiellin e Londrës. Video është incizuar më 26 maj dhe në të paraqiten tetë drita të shkëlqyera në qiell gjatë natës. Në formë orbitale ato lëvizin rreth njëra tjetrës derisa përreth tyre ka një shkëlqim të kaltër.

Derisa e shikoni videon, ju mund ta dëgjoni zërin e personit i cili është duke i regjistruar ato. Video është shkarkuar në llogarinë e YouTube nga Betina Ascari Brochetto, e cila thotë se këto drita të çuditshme kanë qenë në qiell për shtatë minuta.
“Drita misterioze fluturojnë gjatë natës në Londër më 26 maj 2021”, ka shkruar ai poshtë xhirimit të tij. “A janë këto UFO? I kam incizuar këto drita duke fluturuar për më shumë se shtatë minuta në qiell”.

Video është komentuar nga kanali në YouTube i teorive konspirative, UFO Institute. Derisa disa kanë komentuar për videon dhe ishin të shokuar se kjo është provë për alienë, disa të tjerë kanë dhënë më shumë shpjegime logjike.
“Duket sikurse një dron”, ka shkruar një person. Një tjetër nuk beson se është objekt jashtëtokësorë duke theksuar: “Jooo”. Derisa nuk ka prova që UFO-të janë këtu, këto incizime dhe teori të konspiracionit vetëm dërgojnë te pyetje pa përgjigje.

“Derisa UFO-të vazhdojnë të jenë të famshme në kulturën popullore, shkencëtarët po përpiqen që të gjejnë përgjigjën që ngritët vazhdimisht: A jemi ne të vetëm”, thotë Chris Impey, profesor i Astronomisë në Universitetin e Arizonas, për The Conversation.
“Astronomët kanë zbuluar mbi 4000 ekzoplanete, apo planetët në orbita të tjera yjore, ky numër dyfishohet çdo dy vite. Disa nga këto ekzoplanete konsiderohen të banueshëm pasi që ato janë afër masës së tokës dhe duket se kanë të njëjtën distancë me yjet e tyre gjë që lejon të këtë ujë në sipërfaqe të tyre”.

“Më i afërti nga këto planetë të banueshëm është 20 vite dritë, në anën e pasme të djepit ton kozmik. Ekstrapolimi i këtyre rezultatëve dërgon të një projeksion që mund të jenë 300 milionë botëra të banueshme në galaksinë tonë”.
“Secili nga këto planeti me dukje si të Tokës ka mundësi që të këtë jetë biologjike dhe ka miliarda vite që në to mund të jetë formuar jeta, mjaftueshëm që të zhvillohet jeta inteligjente dhe teknologjia. Astronomët janë shumë të bindur që jeta jashtë Tokës ekziston”.