UEFA refuzon përfundimisht: Stadiumi nuk do të ndriçohet me ngjyra të ylberit si solidarizim me LGBT

UEFA ka refuzuar kërkesën e Mynihut për të ndriçuar Allianz Arenan me ngjyrat e ylberit gjatë ndeshjes së fundit të Gjermanisë në Grupin Euro 2020 kundër Hungarisë të mërkurën në mbrëmje.

Organi drejtues i futbollit evropian tha se ata morën kërkesën nga kryetari i Komunës së qytetit gjerman, Dieter Reiter, të hënën, por e kanë refuzuar atë për shkak të kontekstit politik të kësaj kërkese specifike.
UEFA tha se arsyeja e kryetarit të Komunës për kërkesën ishte një përgjigje ndaj legjislacionit të miratuar në Hungari që ndalon homoseksualët të paraqiten në materiale edukative shkollore ose programe nën moshën 18 vjeçare.

‘Megjithatë UEFA, përmes statuteve të saj, është një organizatë politike dhe fetare neutrale. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike – një mesazh që synon një vendim të marrë nga parlamenti kombëtar hungarez – UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë’, shkruhet në njoftim e UEFA’s.