UEFA nis hetim ndaj Arnautovicit për fyerjet ndaj Alioskit, serbi i Austrisë rrezikon të përjashtohet nga Euro 2020

UEFA e ka nisur një hetim ndaj futbollistit serb të Austrisë, Marko Arnautovic, nën dyshimet për fyerje raciste ndaj një futbollisti shqiptar të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020 të dielën.
Nëse vërtetohet se Arnautovic përdori fyerje raciste, atëherë ai do mund të përjashtohet nga Kampionati Evropian menjëherë.
Dyshohet se Arnautovic e përdori një term fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve “shiptar”, kur iu drejtua një futbollisti shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Në një komunikatë për media, UEFA njoftoi: “Në përputhje me Artikullin 31(4) të Rregullave Disiplinore të UEFA-s, është emëruar një inspektor i etikes dhe disiplinës për ta zhvilluar një hetim në lidhje me incidentin në të cilin u përfshi lojtari Marko Arnautovic gjatë ndeshjes së fazës grupore të Kampionatit Evropian mes ekipeve kombëtareve të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021”.

Arnautovic shënoi në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin C në Euro 2020, por e humbi toruan gjatë festimit të golit dhe iu desh kapitenit të tij, David Alaba, ta qetësojë.
Ai i reagoi Alioskit pasi shënoi duke e sharë “Ta q**sha nënën shiptar”, duke e përdorur termin fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve.

Paraprakisht Stefan Lainer, Michael Gregoritsch kishin shënuar për t’ia siguruar Austrisë fitoren e parë në historinë e vet në një turne të madh, ndërkohë që goli debutues i Goran Pandevit shërbeu vetëm sa për ta ngushëlluar ekipin maqedonas të dielën në Arenën Kombëtare në Bukuresht.
Besohet se Arnautovic, i lindur në Austri nga një baba serb dhe një nënë austriake, ishte inatosur me një ndërhyrje të Alioskit, të cilin e shau pasi shënoi gol. U desh ndërhyrja e kapitenit David Alaba për ta qetësuar 32-vjeçarin gjatë festimit të tij fyes dhe racist.

Su*lmuesi i Shanghai Port në Superligën e Kinës erdhi nga stoli për ta shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e maqedonasve për ta shënuar golin që e vulosi fitoren e parë të austriakëve në Euro.
Në një reagim në rrjetet sociale më vonë, derisa e pranoi se gjakrat ishin nxehur dukshëm, 32-vjeçari e mohoi të ketë përdorur çfarëdo shprehje raciste ndaj kundërshtarëve.

Në një reagim në Instagram, Arnautovic shkroi: “Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RACIST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe e mbështetës diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”.

Ky in*cident ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale, veçanërisht në mesin e tifozëve shqiptarë, të cilët u bën thirrje UEFA-s për të hapur hetim ndaj sulmuesit.
Më vonë, kërkesë zyrtare UEFA-s për një hetim ndaj yllit të Austrisë bëri edhe Federata e Futbollit e Maqedonisë