Palestinezët në Bregun Perëndimorë të okupuar kanë vazhduar edhe këtë javë rrugëtimin drejt Kompleksit Al-Aksa në Kuds për të falur xhumanë e tretë këtë Ramazan edhe përkundër vështirësive dhe pengesave nga ana e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra palestinezë të ngelur në anën tjetër të Murit të Ndarjes filluan udhëtimin e tyre drejt Kudsit që në orët e mëngjesit.
I ndërtuar në vitin 2003 mes Kudsit dhe Bregut Perndimor të okupuar, përgjatë murit të betonit të lartë pesë metra gjendet një numër i madh të pikave të kontrollit të ushtarëve izraelitë.
Në ditë të zakonshme, Izraeli nuk lejon kalimin e palestinezëve të Bregut Perëndimor në Kuds, me përjashtim të lejeve të posaçme. Ndërkaq, banorët e Gazës, që gjendet nën bllokadën e Izraelit, nuk kanë liri të udhëtojnë as në Kuds, e as në ndonjë vend tjetër.
– Rrugëtimi i vështirë drejt Aksasë për më tepër lexoni këtu: