Udhëtari që thotë se vjen nga viti 2582: Astronautët do të gjejnë një planet identik si Toka pas 4 ditësh

Një njeri që pretendon se ka udhëtuar në kohë që nga viti 2582 tregon një zbulim të madh, astronautët do të gjejnë një Tokë të dytë këtë fundjavë që vjen. Aventurieri, i njohur si “autentikimetraveraler” në TikTok, postoi një video të shtunën se diçka do të ndodhë më 8 Maj 2021. Në videon e shoqëruar me grafikë të ngjashme me filma shkencor, ai paralajmëroi: Kjo nuk është një shaka. Më 8 Maj, 2021, astronautët do të zbulojnë një planet pikërisht si Toka, në sistemin tonë diellor. Do të jetë një klon i saktë i Tokës sonë, me një efekt të pasqyruar.

Ai shtoi se do të jetë hera e parë që njerëzit gjejnë një jetë tjetër njerëzore në galaktikë. Videoja e tij ka grumbulluar shpejt më shumë se 1.6 milion shikime në vetëm 48 orë dhe është komentuar nga mijëra njerëz. Shumë prej njerëzve shprehen se mezi presin 8 Majin për të provuar saktësinë e fjalëve të tij dhe shumë të tjerë shprehet mosbesues ndaj këtyre teorive, sipas Daily Star. Në mënyrë të çuditshme, një udhëtar tjetër në kohë i cili gjithashtu pretendonte të vinte nga viti 2582, doli me një teori konspirative se Toka do të hyjë në “tre ditë errësirë” në 2026 dhe paralajmëroi njerëzit të mos përdorin ndriçime të bëra nga njeriu gjatë asaj periudhe. Një burrë që pretendon të jetë nga viti 2485 paralajmëroi shikuesit se do të ketë një zbulim të madh në 7 Tetor 2021.