Udhëtarët që vijnë në vend nga shtetet e huaja kanë ankesa.
Ziberi i cili është mërgimtar, thotë se me orë i është dashur të presë në Tabanoc, për shkak se i ka zënë ora policore.
Gjendjen e ka vështirësuar fakti, se ai ka pasur edhe fëmijë në veturë.
“Kolona është e gjatë me kilometra. Na kanë bllokuar të gjithë mërgimtarëve në Tabanoc derisa të kalojë ora policore”, tha ai.
Por nga Qeveria me përgjigje, se në kufi do të kalojnë të gjithë ata që vijnë nga jashtë dhe i zë ora policore në rrugë.
“Çdo qytetarë që e gjen veten në kufi gjatë orës policore duhet të lejohet të arrijë në shtëpinë e tij”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.