Është gjetur trupi i pajetë i personit me inicialet Sh.B. nga Ferizaj, i cili është shpallur i zhdukur para tre ditëve, shkruan Gazeta Metro.
Raportohet se 33 vjeçari, Sh.B. është gjetur i vdekur në mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të komunës së Lipjanit.
Policia e Kosovës në një deklaratë për media ka thënë se sot rreth orës 19:00, hetuesit rajonal kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, ndërsa kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
‘Lidhur me rastin e raportuar me dt.09.12.2019 , Person i zhdukur, pas hetimeve intenzive,hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B.(m/shqipëtar ) 33 vjeçar nga Ferizaj. Trupi i viktimës është gjetur skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore . Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit’, thuhet në komunikatën e Policisë.