U vranë dy persona në një kazino rrugës Shkup-Kosovë

Një plaçkitje në një kazino në rrugë “Magjistralja e Adriatikut”-Shkup, e njohur si rruga për në Kosovë, përfundoi me vrasjen e dy personave.
“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cila ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit , B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kundak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe ndërmerren masa për gjetje të kryerësve dhe për zbardhje të rastit.