U vra nga polici, familja e Floyd dëmshpërblehet me 27 milionë dollarë


Familja e George Floyd do të dëmshpërblehet me e me 27 milionë dollarë, disa javë përpara se të nisë gjyqi për ish-oficerin e policisë, i cili akuzohet për vrasjen e Floyd.

Lajmin e njoftoi Këshilli Bashkiak i qytetit të Mineapolisit, pas seancës me dyer të mbyllura.

George Floyd vdiq në 25 maj 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për 9 minuta gjatë arrestimit. Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë SHBA-në.