U vr*a në ditën e parë të punës! Përcillet për në banesën e fundit Musaen Zeneli

Gjatë ditës së sotme u përcoll për në banesën e fundit 20-vjeçari fatkeq Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës. Familjarët dhe jo vetëm mes lotësh dhe trishtimi i dhanë lamtumirën e fundit të riut Musaen i cili sapo kishte filluar të punonte dhe të ndihmonte familjen, pasi nuk e kishte babain.

I riu humbi jetën tragjikisht pas një përplasje me armë që ndodhi mes dy familjeve Gocaj dhe Ferracaku për çadrat dhe shezllonët në plazh. Dita e parë e punës u bë dhe dita e fundit për Musaenin i cili kishte vendosur të bënte një punë të ndershme, por që nga kjo punë humbi jetën.