U verifikuan mandatet e tetë deputetëve tjerë që vijnë në vend të Mickoskit dhe ministrave të rinj

Me 76 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër” apo “abstenim”, deputetët në seancën e sotme plenare verifikuan mandatet e tetë të zgjedhurve të rinj që vijnë në pozitat e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe disa ministrave të sapozgjedhur në Qeveria.

Dragan Nedeljkoviq nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Njësinë Zgjedhore 1 zëvendëson kryeministrin Hristijan Mickoski në Kuvend, Velika Stojkova-Serafimovska nga koalicioni VMRO do të zërë vendin e Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila tani është edhe Ministre e Financave nga DPMNE poashtu në njësinë e parë zgjedhore.

Dy deputetë të rinj nga NJZ 1 janë kryetari aktual i Unionit të Forcave të Reja (UFR) të VMRO-DPMNE-së, Sergej Popov dhe Feride Haxhiu nga koalicioni “VLEN”. Popov do të vijë në vendin e ministrit pa portofol Ljupço Dimovski, ndërsa Haxhiu vendin e Izet Mexhitit, i cili tani është ministër i Mjedisit jetësor.

Ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i djeshëm Vlado Misajsovski do të zëvendësohet nga Diana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Njësinë Zgjedhore 2, ndërsa ministrn e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve Ivan Stoiljkoviq do ta zëvendësojë Emilia Angelovën, po ashtu nga njësia e dytë.

Vesna Gjorgjieva nga koalicioni VMRO-DPMNE në njësinë e katërt zgjedhore është deputetja që zëvendëson ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski.

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, zëvendësohet nga Kaltrina Haxhiu nga koalicioni “VLEN” në zonën 6.

Para se të ishin në seancë plenare, emrat e tetë deputetëve të rinj i përcaktoi Komisioni Parlamentar për Rregullore dhe Çështje të Imuniteti, i cili, nga ana tjetër, miratoi raportin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) me propozim për të verifikuar mandatin e deputetëve të zgjedhur nga lista e kandidatëve.

“Propozimi i Komisionit për Rregulloren dhe Çështjet Imuniteti është miratuar dhe kështu janë verifikuar mandatet e deputetëve. Të gjithë deputetët i përgëzoj për verifikimin e mandateve dhe i uroj suksese në punën e tyre”, z, e cila udhëhoqi seancën e sotme të Kuvendit.

Ndryshe, Mickoski më 24 qershor e mori funksionin e kryeministrit nga paraardhësi i tij Talat Xhaferi.

Me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër”, Kuvendi zgjodhi me 23 qershor Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni “VLEN” dhe ZNAM.

Në votimin kundër” Qeverisë së re u deklaruan deputetët e LSDM-së dhe të Majtës, ndërsa deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja e lanë seancën para përfundimit të saj.