U THA SHOKËVE SE ISHTE HOMOSEKSUAL, 9-VJEÇARI VRET VETEN


Një djalë 9-vjeçar ka vrarë veten pasi duroi për ditë me radhë ngacmime dhe tallje nga shokët në shkollë.

Nëna e 9-vjeçarit, Leia Pierce u shpreh për mediat se djali i saj, Jamel Myles, i tregoi këtë verë se ishte homoseksual. Ajo shtoi gjithashtu se Jamel donte që dhe shokët e tij të klasës ta dinin, sepse ai ishte krenar që

Katër ditë shkollë iu deshën për ta vrarë veten. Ai nuk e meritonte këtë. Ishte kaq i frikësuar kur më tregoi. Dhe unë i thash që e dua pavarësisht gjithçkaje. Ai më tha se edhe në shkollë do u thotë njerëzve se është homoseksual, sepse është krenar për këtë gjë”, u shpreh e ëma.

Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet të enjten e kaluar në shtëpinë e tij. Sipas nënës të djalit, pak para se të bënte vetëvrasje, ai i kishte treguar motrës më të madhe se nxënësit në shkollë i kishin thënë të mbyste veten pasi u tregoi që ishte homoseksual.

Policia e Denver po heton vdekjen e djalit si një vetëvrasje.