U tha se bëri shaka me faljen e namazit, Arta Nitaj kërkon falje publike: Jam besimtare e palëkundur e fesë islame

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri pak ditë më parë organizoi një festë për ditëlindjen e tij në jug të Shqipërisë.

Të ftuar ishin emra të njohur të showbizzit, mes tyre edhe modelja Arta Nitaj, e cila mori vëmendje për shkak të një video të postuar nga Butrinti.

Në video, Arta shihej bashkë me Arta Elezaj teksa po argëtoheshin në festën e këngëtarit.

Mirëpo, një deklaratë e saj se ‘po falte sabahun’ u komentua në rrjetet sociale, gjë për të cilën Arta së fundmi ka kërkuar falje.

Në një postim në InstaStory, Nitaj tha se vet ajo i përket fesë islame dhe është një besimtare e palëkundur.

Arta tutje u shpreh se nuk ishte qëllimi i saj që të fyente fenë të cilës i përket dhe se deklarata e saj është keqinterpretuar.

“Të gjithë juve që jeni ndjerë të fyer, ju kërkoj shumë falje, ajo që po supozohet që unë e kam bërë nuk ka shanse me ndodh prej meje asnjëherë”, ka thënë mes tjerash Arta në status.

Më poshtë postimi i plotë i Arta Nitaj:

Jam besimtare e palëkundur në Zot e në fenë islame, respektoj poashtu fenë e secilit. Në videon që po qarkullon, asnjëherë nuk ka qenë qëllimi të fyej fenë, të cilës dhe vet i përkas edhe as ju nuk e dini sa jam e përkushtuar ose jo, sikur unë që nuk e di për ju që po më paragjykoni. Ata që e kam vesh nuk ka qenë ferexhe, por një shall, në video shprehja ime nuk mundet me qenë fyerje, kur unë vet i përkas islamit dhe faljen e kam praktikuar edhe vet, por për ju që nuk e dini e kuptoj që mundet me u keqinterpretuar. Të gjithë që u ndiet të fyer, ju kërkoj shumë falje, ajo që po supozohet që unë kam bërë nuk ka shanse me ndodh prej meje asnjëherë. (finegrowndiamonds.com) E ju mediat që po shkruani, ju kuptoj.