U skualifikua pas shuplakës dhe sharjeve, por çfarë bën Kejvina për Luizin pas daljes nga BBV2

Mbrëmjen e së martës Kejvina u skualifikua nga “Big Brother VIP” pasi goditi me shuplakë Luizin pas një debati.

Modelja nuk e kurseu ironinë në deklaratën e saj të largimit teksa u shpreh se “ky ishte respekti që njerëzit kishin për femrat në Shqipëri”.

Mirëpo, ndonëse sherri me Luizin u bë shkak që ajo të largohej, vihet re se Kejvina e ndjek Luizin në Instagram.

Fansat janë habitur nga ky veprim i modeles. Kujtojmë se ajo “nuk është bërë e gjallë” pas largimit.

Kejvina Kthella u largua nga shtëpia e BBV2 pasi produksioni mori vendimin për shkak të dhunës verbale dhe fizike të saj ndaj konkurrentit tjetër Luiz Ejlli.

Të gjithë njëzëri dënuan dhunën brenda kësaj shtëpie ndërsa banorët gjatë këtyre ditëve janë organizuar në lojëra të ndryshme ku një ndër to ishte dhe komplimentimi i njëri tjetrit për cilësitë më të mira.