U shpërndau alkool të miturve, MPB me sanksione në një lokal në Manastir

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht prej orës 22:30 deri pas mesnate janë kryer konftorlle në një bar në rrugën “Rajko Zhivzivkov” në Manastir. Nga MPB theksojnë se në lokalin në fjalë Inspektorati Shtetërorë i Tregut paraprakisht ka konstatuar parregullsi.

“Janë kapur katër persona pa certifikate kovid, si dhe është regjistruar shpërndarja e pijeve alkoolike për 17 të mitur, për çka janë shqiptuar sanksionet përkatëse”, theksojnë nga MPB.