U shpall ‘non grata’ nga SHBA, ja çka thotë Merko?

TV21 ka komunikuar me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për ta pyetur për qëndrim rreth shpalljes së tij persona non ngrata nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Gjatë bisedës telefonike Merko tha se nuk është i njoftuar për këtë gjë dhe se nuk ka asnjë koment, duke e mbyllur kështu telefonin.

Departamenti amerikan i Shtetit theksoi sot se kryetari i Strugës, Ramiz Merko i ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.