Familjarët e të moshuarës që u dhunua nga punonjësja e azilit në Pejë të Kosovës kanë zbuluar se si qendra “Orenda” është përpjekur të mbulojë rastin.
Pas publikimit të videos e cila doli në dritë sot, azili publikoi një vendim i cili mban datën 1 nëntor.
Qendra Orenda than ë njoftim se pezulloi katër punonjëset e përfshira në ngjarje , ndërsa e cilësoi sjelljen e tyre “sjellje të pahijshme”.
Pas njoftimit për sjelljet e pahijshme to punëtores A. P. ( ushtrim i dhunës ndaj banueses ne kohen e kujdestarisë) merret Vendimi si me larte A.P. pezullohet nga puna për veprën e here ,ndërsa A. R., R. K. dhe G. N. për faktin se kane kene ne ndërrim bashk me A.P. por nuk e kane lajmëruar rastin tek përgjegjësi. Masat tjera do to merren pas hetimit nga policia e cila është e njoftuar dhe po merret me rastin!”, thuhet në vendim.
Por dhë të moshuarës, tha para gazetarëve se rasti i cili u bë publik sot, ka ndodhur “para 3-4 ditësh”.
Ai tha se e moshuara vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe nuk ka mundur ti tregojë asgjë për rastin vajzës së saj, për të cilën tha se e kishte vizuar nënën “disa herë në javë”.