Profesor Dhimitër Kraja ishte mjeku i cili u kthye pas infektimit me COVID-19 dy herë në front për të ndihmuar pacientët.
Kraja thekson se e kishte për detyrë dhe e ndjeu si të tillë që të rikthehej sidomos me këtë virus të ri.
Po ashtu ai shton se askush nuk mbeti pa iu dhënë ndihma tek Infektivi dhe asnjë pacient nuk u përjashtua që mos i jepej ndihma.
Kjo video është publikuar nga kryeministri Edi Rama që e quan këtë një dëshmi frymëzuese.
Statusi i Ramës
MIRËMËNGJES?
dhe me këtë dëshmi frymëzuese të profesorit të nderuar Dhimitër Kraja, i cili u rikthye nga pensioni si vullnetar, u infektua dhe pasi e mundi armikun, u rikthye sërish krah kolegëve në frontin e luftës përballë Armikut të Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë?
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/288167608879008/