U raportua se në Kuran nuk përmendet bora askund? Flet hoxha Drilon Gashi

Ditë më parë, në media është raportuar se në librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kjo pasi sipas tyre, Kurani nuk e përmend dëborën, pasi ai u drejtohet arabëve të cilët nuk e njihnin borën.
Drilon Gashi rreth këtyre raportimeve, tha se të flasësh për Zotin pa dije është mëkat i madh.
Ai tha sa bora përmendet tekstualisht në hadithet profetike dhe se profeti Muhamed a.s gjatë jetës së tij e ka vizituar qytetin e Taifit, e në atë vend bie borë.

Gashi thotë se në Kuran ka një ajet kuranor që mund të interpretohet me borë dhe akull.
“’A nuk e ke parë se si All-llahu drejton retë, pastaj i bashkon, i bënë grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te goditë këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati ses’të merr të të parit’, këtu permendet breshëri që është i ngjajshëm me borën..”, thotë Gashi.

Po ashtu thotë se në Kuran përmendet ngrica dhe të ftoftit e madh kundrejt nxehtësisë së diellit.
“[Xhenetlitë janë të mbështetur në koltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë të madh.] (Insan, 13).Sipas disa dijetareve, këtu futet edhe bora”, thotë hoxha.

Ai tregon se si profeti Muhamed a.s në lutjen e tij për të vdekurit thoshte: O Zot, pastroja gjynahet me ujë dhe dëborë.
“Profeti jonë Muhamedi a.s., para profetësisë ka qenë tregtar me Hatixhen dhe shkonin shpesh në Siri me karavane…edhe në Siri bie bore”, shtoi ai.
Sipas tij, nuk është e thënë që Kurani të na flet për të gjitha materialet fizike e kimike, pasi nuk është esenca e librit të shenjtë kjo, por udhëzimi shpirtëror.