U qëllua me telefon në fytyrë në momentin që bëri shqiponjën, Bebes iu desh të bënte tri qepje

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila gjithashtu është me famë botërore ka mbajtur koncert së fundi në New York.
Një e pazakontë i ka ndodhur asaj në koncert, shkruan lajmi.net.

Teksa po performonte në skenën e mbushur, një nga fansat në turmë e goditi me telefon në fytyrë.

Kjo siç shihet ndodhi në momentin kur ylli i famshëm po bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Megjithëse, nuk është diskutuar nëse kjo kishte të bënte me këtë apo se cili ishte qëllimi i këtij gjesti.

Pas kësaj tronditje, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.

Në bazë të postimeve në Twitter thuhet se e ëma e artistes deklaroi që ajo bëri tri qepje pas asaj që ndodhi.

Një faqe ‘Pop Base’ shkroi: “Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit”.

Sakaq, një numër i madh i krijueses së hitit “Meant to Be” reaguan ashpër në rrjete sociale për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj saj.