Një i ri ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin bregdetar të Vlorës. Ka pak detaje për dinamikën e ngjarjes, por ato që mësohen të bëjnë të kuptosh për një ekzekutim të mirëmenduar. Viktima është 22-vjeçari i identifikuar si Gëzim Sinomataj.
u
Ai u qëllua me një armë të prezicionit të lartë (snajper) sapo doli në ballkonin e banesës së tij në lagjen “Hajro Cakërri” rreth orës 22.00. Burime në vendin e ngjarjes thanë se dyshohet se autori e qëlloi nga jo shumë larg banesës dhe më pas u largua në këmbë. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat thonë se po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes.