U që*llua 31 herë me thikë nga bashkëshorti, 28 vjeçarja ishte shtatzënë


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Fier, ku një 29 vjeçar ka vr*arë me th*ikë bashkëshorten e tij 28 vjeç.
Ndërkohë ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen Sheq i Madh në Fier, dhe autori i kësaj ngjarje është Demokrat Medinaj, i cili ka që*lluar me th*ikë 31 herë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj.

Bëhet me dije se vr*asja ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.
Familjarët e 28 vjeçares pohojnë se vik*tima ishte 6 javëshe shtatzënë.
Ndër të tjera familjarët mohojnë se autori kishte probleme mendore, ku theksojnë se nuk dinë se cili është shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, pasi çifti nuk ka pasur probleme.