U prezantua si motra e Klodian Rashës dhe i ra të fikët në pro*testë, familjarët e të ndjerit: Nuk e njohim…

Një episod i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë pro*testës së qytetarëve pas vr*asjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
Një vajzë mes pr*otestuesve të shumtë që u mblodhën sot në kryeqytet ishte dhe e ashtuquajtura Bora Rasha, që u prezantua si motra e Klodianit.

Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me mediat duke thënë se vajza në fjalë nuk është pjesë e familjes Rasha.
Mësohet se vajza është nga Saranda dhe dy*shohet se ka probleme mendore.