U përdhunua në burg, dalin analizat mjeko-ligjore për shqiptarin e dënuar për vrasjen e studentes greke

Disa ditë pas vendimit të gjykatës mbi autorët e dhunimit dhe vrasjes së studentes greke, Eleni Topaloudi, një informacion i ri del në dritë në lidhje me autorin shqiptar.

Pak ditë më parë, shqiptari Aleksandër Luca deklaroi se ishte rrahur dhe përdhunua në qelitë e burgut dhe se ishte zgjuar pa pantallona në një ambient tjetër.

Mediat greke shkruajnë se jeta e të riut ka ndryshuar në mënyrë drastike, ndërsa pak ditë më parë deklaroi se ishte rrahu dhe dhunuar seksualisht në qelitë ku është vendosur pas dënimit me burg të përjetshëm. Sipas informacionit, gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor konfirmojnë pretendimet e tij për përdhunim nga të burgosurit e tjerë.

Mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale.

“Ata po bërtisnin, po fyenin dhe më godisnin”- ka thënë i riu shqiptar para policisë, ndërsa shtoi se kur u zgjua pas dhunës ishte pa pantallona dhe mbathje.