U njoftuan në Instagram, 13-vjeçarja martohet e më pas rri*het nga kunata pse “nuk dinte të bënte kafe”

Aida (emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë), 13-vjeçare e cila jeton në rrethinën e Gjilanit para pak muajve njohu një djalë përmes rrjetit social Instagram. Nuk kaloi kohë e gjatë dhe me dijeninë e familjes kjo vajzë e mitur u martua me djalin i cili jeton në një tjetër qytet. Por martesa e tyre nuk zgjati më shumë se një muaj.

E mitura në mënyrë sistematike kishte pësuar dhu*në fizike dhe psikike nga burri dhe familja e tij, madje edhe për arsye banale.
Nga familja e vajzës por edhe vet 13-vjecarja kanë dhënë detaje rreth këtij rasti.
“Unë kam pas dhu*në nga e gjithë familja e tij. Aty me kanë rr*eh. Më kanë sha. Unë e kom njoftua atë djalin në Instagram. Njëherë kemi dal e pas saj ky ka ardhë me një veturë e më ka marrë”, ka deklaruar 13-vjecarja në praninë e familjarëve të saj.

Ajo thotë se nuk ka mundur që të jetojë në një situatë të tillë. E ndërkohë nga familja e së miturës kanë dhënë versionin e tyre për këtë ngjarje.
Prej atje thonë se i kishin thënë vajzës se do të ketë probleme edhe me ligjin si pasojë e kësaj martese.
“Çika kish dhu*në, unë i thash hajde në shtëpi se nuk mundesh me vazhdua me qëndrua ashtu”, thonë nga familja e saj.

Por, shkollimin kjo 13-vjeçare tash nuk është duke e vazhduar. thotë se shkolla ku ajo i kishte vijuar mësimet, shkaku i mungesave nuk po e pranon më atje.
“Unë jam e regjistruar në shkollë. Mirëpo më nuk më panë pranua shkaku i mungesave që isha disa javë”, thotë ajo.
E në Kosovë brenda një viti martohen mesatarisht 80 vajza të mitura.
Por ka edhe shumë raste kur ato në moshë kaq të re mbesin shtatzënë. Rasti i fundit ka ndodhur në Kosovë gjatë fundit të muajit shtator të këtij viti. Në QKUK më 30 shtator u lindë një foshnje nga nëna e moshës 14-vjecare.

Ndërkaq, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rre*zik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe