U nis nga Italia për në vendlindje, vdes në aksident studentja nga Kosova

Donika Nikollibibaj, studente nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës për në vendlindje. Ajo ishte duke ardhur nga Italia, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur daja i saj, Kolë Krasniqi, i cili është profesor në Universitetin e Pejës.

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar ai. /abcnews.al/