Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë u raportua në Maliq të Korçës ku një 37vjeçar ngacmoi seksualisht të bijën 18-vjeçare.
Vajza ka treguar detaje tronditëse në emisionin “Me zemër të hapur”, ku është shprehur se babai nuk e donte atë që prej lindjes, madje ajo ka treguar se ai e kishte dërguar në jetimore pa dijeninë e të ëmës.
18 vjeçarja është vajza e madhe e familjes, ndërsa ka dhe një motër 11 vjeçe dhe vëllain 6 vjeç.
Ajo tregoi se prej një viti prindërit ishin ndarë, ndërsa divorcin nuk e kishin marrë ende.
“Kur u kthye nga Kosova folëm dy-tre herë, unë nuk ikja ta takoja se ai në telefon më thoshte shumë fjalë jo të pëlqyera. Më ofendonte, më thoshte do bëhesh si mami, do ngelësh rrugëve. Vetëm me mua fliste kështu, nuk e di pse fliste vetëm me mua kështu. Pa dijeninë e mamit më ka çuar babi në një jetimore dhe kam qëndruar 6 muaj atje. Më ka cuar sepse nuk më duronte kur qaja, thjesht nuk më ka dashur qëkur kam qenë e vogël,” tha vajza.
Sakaq, vajza ka rrefyer momentin kur ka shkuar tek babai dhe ai ka filluar ta ngacmonte seksualisht. Ajo shprehet se babai i saj prej vitesh konsumonte hashash.
“Kisha shkuar për të takuar babin. Ishte me dëshirën time, kisha afër një viti pa e takuar. Ai konsumoi drogë atë natë, piu hashash. Ka pirë edhe më parë. Unë nuk konsumoj. Ai këmbëngulte që unë të pija. Ishte hera e dytë që më ofronte. Të gjitha dyert e dritaret ishin të mbyllura, ai filloi të pinte shumë cigare të tjera. Mua më flihej edhe i thash që do të fle, i shtroj edhe atij, kur fikëm dritat ai filloi të fliste shumë përcart. I thash fli gjumë dhe flasim nesër,” tregon vajza.
Kujtojmë që Gjykata ka lënë në burg 37 vjeçarin Rodolf Merollime akuxzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij.