U ndihmoi të tjerëve, por nuk arrin të regjistrohet vetë, ankohet mërgimtari


Pa fund ankesa arrijnë në media në lidhje me regjistrimin e diasporës. Problemet kryesisht janë teknike, pasi mërgimtarët edhe pse i fusin të dhënat e sakta dhe të kërkuara, sërish aplikimi u refuzohet.
Se dinë të realizojnë procesin e regjistrimit, këtë e dëshmojnë me faktin sepse paraprakisht kanë regjistruar miqtë dhe të afërmit e tyre.

“Po, normal, kam regjistruar shumë të tjerë dhe hiq pa asnjë problem, por ja që veten dhe familjen time nuk mundem”, tha A.M. nga Heliborni i Gjermanisë.
Thonë se po përdorin edhe IP adresa të ndryshme dhe kanë kërkuar ndihmë në linjat telefonike, megjithatë, regjistrimi sërish i pasuksesshëm.

“I kam kontaktuar një javë resht, më thonin se do të na informojnë brenda 24 orëve, po asnjë përgjigje. Në fund, pas një jave më thanë se do të duhet të ju regjistrojë ndokush në vendlindje, shkaku se kemi probleme të shumta dhe se unë nuk jam i vetmi. Kam përdorur IP adresa të ndryshme. Të tjerët i kam regjistruar nga IP adresat e tyre, veten dhe familjen nga e imja. Të tjerët kaluan me sukses, kurse unë nuk arrij të regjistrohem”, tha më tej A.M.

Mërgimtari, shpreh shqetësimin e tij, se me këto pengesa bëhet “mundohen të na heqin qafe”.
është dërguar pyetje te Enti Shtetëror i Statistikave dhe te “Regjistrimi2021”, mirëpo nga atje pa përgjigje.