U ndërrohet Burgu “Grupit Kumanova”, familjarët pas 3 vitesh ia zgjasin dorën të dënuarve!


29 të burgosurit e Grupit Kumanova tanimë edhe zyrtarisht iu është ndërruar lokacioni i burgut.

Media mëson se të dënuarit e këtij grupi i është pranuar kërkesa për tu transferuar në Burgun e Idrizovës, respektivisht në njërin prej reparteve të veçanta të ndërtuar enkas për të burgosurit në fjalë

Ndërsa, pas 3 vitesh, familjarët e Grupit Kumanova për herë të parë kishin mundësinë që të përqafohen dhe flasin nga afër me familjarët pasi që deri më tani kanë komunikuar 2 metra larg njëri tjetri, nga një xham ndarës.

Vlen të theksohet se Gjykata e Apelit në Shkup pritet që në muajin tetor të mbajë seancën në të cilët do të deklarohet vendimi i shkallës së parë

Ndryshe, Grupi Kumanova që luftoi me forcat e sigurisë së Maqedoninë me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës, morën dënim me shtatë shekuj dhe shtatë dënime më burgim të përjetshëm.