U miratua ribalanci i buxhetit, vijon rritje e pensioneve, rrogave dhe masa antikrizë!

Kuvendi miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2022, i cili siguron ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik por edhe mbështetje më të madhe për kompanitë dhe qytetarët.

Janë dhënë 76 milionë euro të reja për masat e ardhshme kundër krizës për të përballuar pasojat e krizës globale ekonomike dhe energjetike.

3,2 miliardë denarë, përkatësisht 32 milionë euro, janë siguruar për përkrahjen e bujqësisë për të nxitur rritjen e prodhimit vendor .

Deputetja e LSDM-së. Daniella Markovska, në konferencën për shtyp tha se, janë siguruar mjete për rritjen e rrogave në arsim, përkujdesje ndaj fëmijëve dhe për pensione më të larta nga shtatori për 320 mijë pensionistë.

Ajo thotë se, edhe në kohë krize vazhdojmë të udhëheqim politika ekonomike që sigurojnë një standard më të lartë për qytetarët.