“U mërzita shumë kur pashë se po vdesin vetëm ata të pavaksinuarit”, Mihrije Braha debaton me ndjekësen

Këngëtarja Mihrije Braha ka ndarë në rrjete sociale një video të saj duke marrë dozën e dytë të vaksinës së Covid-19. Me këtë rast ajo falenderoi gjithë ekipin mjekësor që ka qenë në vijën e parë të frontit të lu*ftës që nga fillimi i pandemisë e deri më sot.

Mirëpo pas kësaj videoje një ndjekëse ka dyshuar se këngëtarja nuk e ka marrë vërtetë vaksinën.
“Zonjë e nderuar mos e gënje popullin se e ke moshën që nuk të falet. Ti hiç se ke bërë, veçse paske paguar para me gjet infermiere për të bërë gjoja është duke e bërë. As maskën s’ka ditur të mbaj, asnjë vaksinë nuk bëhet në atë mënyrë. Prandaj mos bëj video kot, sepse po jep një shembull të keq. Me gjithë respektin për ty, por nuk të falet ty të tallesh”, shkruan ndjekësja.

Mihrija nuk e ka pritur këtë mesazh dhe është shprehur shumë e tmerruar nga këto fjalë. Ajo shkruan se nuk do e publikonte kurrë videon, por e postoi pasi mori vesh nga lajmet se ishin rritur rastet me COVID.

“E nderuar as nuk kam gënjyer, as nuk jam tallur e aq më tepër me më shku mendja me pagu dikënd me bo ksi gjërash që po besoj veç ti i mendon kështu. Tmerruese është kjo çfarë ti mendon unë e kam marrë dhe dozën e dytë para 10 ditëve këtë video e kam bo veç për veti jo për ta publiku… dje u mërzita shumë kur i pashë lajmet dhe se po vdesin vetëm ata të pavaksinuarit e këtë video pas 10 ditësh e ndava me ndjekësit e midhe për ata që ende janë me dilema. Vaksinën e kam marrë dhe nuk kam pas as edhe një problem e ju vendosni vetë për veten tuaj. Zoti ju ruajt kudo që të jeni në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, është përgjigjur këngëtarja.