U merrte para qytetarëve duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona për blerje karburanti, në pranga 54-vjeçari

Një 54 vjeçar i shumëkërkuar, i kapur në Vlorë, është vënën në pranga pasi akuzohet për mashtrim ndaj qytetarëve.

G. P., banues në Mirditë, dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme, si dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera si karrotrec për lëvizjen e automjeteve etj.

54 vjeçari, ishte i ndaluar me 4 masa sigure “Arrest në burg”, për raste të ndryshme mashtrimi dhe për vepra të tjera penale në fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit. KËto masa janë caktuar nga gjykatat e Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit.