U mbyt dje në liqenin e Berovës – Gjendet trupi i 14 vjeçarit

Është gjetur trupi i pajetë i 14 vjeçarit që u mbyt dje në liqenin e Berovës. Lajmi është konfirmuar nga organet kompetente ku kanë bërë të ditur se zhytësit e kanë nxjerrë trupin e djalit nga ujrat e liqenit mëngjesin e sotëm në orën 08:50.

“Ekipi i zhytësve të MPB-së – SAE “Tigrat”, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:50 ka gjetur dhe nxjerrë trupin e fëmijës që u mbyt në liqenin e Berovës pasditen e djeshme (02.07.2022).” thuhet në njoftim. Trupi i pajetë i 14 vjeçarit është dorëzuar për autopsi.