U mblodhën në banesë për të festuar Vasilicën, 6 persona do të gjobiten me nga 2 mijë euro

Prokuroria Publike e Shkupit deri te Gjykata Pe*nale në Shkup ka parashtruar Propozim për shqiptim të gjo*bës kundër gjashtë personave për veprën pe*nale – Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 të Kodit Pe*nal.

“Të ak*uzuarit e kanë kryer veprën më 13 janar, kur në kundërshtim me masat dhe protokollet e miratuara për parandalim të shpërndarjes së koronavirusit, janë mbledhur në banesë në rrugën “Ivan Kazarov” që të festojnë Vasilicën. Edhe pse me masat dhe protokollet gjatë periudhës prej 18.12.2020 deri më 21.01.2021 është ndaluar çdo tubim festiv masiv në të hapur dhe mbyllur, si dhe tubime familjare me më shumë se 4 persona, të ak*uzuarit janë kapur nga nëpunësit policor gjatë kryerjes së kontrollit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Gjo*ba që propozohet të shqiptohet nga Prokuroria, është 100 gjoba ditore, ku një gjobë ditore kap vlerën prej 20 euro.
Për të njëjtën vepër pe*nale dhe me të njëjtën lartësi të gjo*bës, Prokuroria ka kërkuar edhe gjo*bë për 6 persona të tjerë, për shkak se nuk e kanë respektuan orën policore.