U mblodhën 300 mijë euro për kurimin e saj në Turqi, qytetarët bën gjestin e veçantë në lamtumirën e studentes (FOTO)

Ndarja e parakohshme nga jeta e studentes kosovare, në moshën 24-vjeç, ka prekur jo vetëm familjen, miqtë dhe të afërmit e saj, por tërë komunitetin shqiptar.

Një ditë pasi ka ndërruar jetën 24 vjeçarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi, e cila vuante nga Leukemia, qytetarët e Ferizaj në nderim të kujtimit për të dhe për të shprehur dhimbjen pas vdekjes saj kanë ndezur qirinj, në qendër të qytetit.
Në një fotografi të publikuar mbrëmjen e sotme, qytetarët e Ferizaj kanë formuar emrin e të ndjerës, në sheshin e qytetit, me një zemër në afërsi të emrit.

Valentina vdiq në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.
Lajmin për vde*kjen e studentes e kishin konfirmuar familjarët e të ndjerës.
Për shërimin e saj u deshën rreth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e pjesës tjetër të parave u angazhuan shumë qytetarë.
Por fati nuk donte të ishte me të, duke ia ndërprerë udhëtimin vajzës nga Kosova, në kulmin e rinisë.