U martua me një njeri me ngjyrë, këngëtarja shqiptare: Familjarët nuk më flasin


Sot Lindita Halimi është një ndër artistet shqiptare më të sukseshme, e cila ka arritur që emri i saj të dëgjohet edhe përtej kufijve shqiptarë. Për të arritur deri këtu ku është sot, asaj i është dashur të ngjisë shkallët e suksesit ngadalë, por me hapa të sigurt, edhe pse kishte shumë zëra nga pas që i thoshin se ajo nuk do ia dilte.

Lindita ka folur edhe për njohjen me bashkëshortin e saj reperin amerikan BIG D, ku ka thekuar sërish që është ndjerë e paragjykuar edhe për këtë zgjedhje.
“Kisha shumë frikë t’ju tregoja prindërve fillimisht. Kisha shumë frikë se ishim vend i vogël, vend konservativ, siç thashë gocat jepeshin me mblesëri, nuk e njihnin as burrin.

Babi më tha që e kam ditur këtë histori se dikush që e ke vetëm mik, nuk vjen të merr në lokal në orën 10 të natës deri në 3 të mëngjesit. I kam kaluar më tha mua këto kohë, por nuk po dija si ta thoja, po prisja derisa të hapeshe ti vetë. E them pa turp që kam edhe familjarë të largët që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh ia prezanton familjes dhe ti na keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur. Kaq ka rëndësi”, është shprehur Lindita Halimi.