U lëshua në përdorim numri i unifikuar për thirrje urgjente 112

Prej sot në RMV fillon funksionimi i linjës së vetme për raste urgjente 112, numër ky që vlen për gjithë Unionin Evropian. Në vend se numrat e deri tanishëm 192, 193, 194 dhe 195, përkatësisht policia, ndihma e shpejtë, zjarrfikësit ose Qendra për menaxhim me kriza, qytetarët me numrin e vetëm 112 mund ta marrin cilëndo shërbim, do të thotë për cfarë do nevoje urgjence, tha kryeministri Dimitar Kovacecski.
Për fillim, numri i telefonit 112 do të funksionojë vetëm në Shkup, Pas testimit të sistemit, pas dhjetë ditësh do të fillojë të funksionojë në tërë territorin e vendit sepse bëhet fjalë për system kompleks sistem i cili në një vend lidh subjekte të ndryshme, ministri, njehsi kundërzjarres të cilat me Kushtetutë janë decentralizuar…
Të punësuarit në këto qendra janë të trajnuar të pranojnë thirrje të kenë komunikim edhe me persona me aftësi të kufizuara, në pajtim pe principet për lidhjen mes lidhjeve që kanë nevojë për ndihme urgjente në cdo aspect.
Euroambasadori Dejvid Gir në fjalimin e tij theksoi se e mira e këtij numri është ajo që është vetëm një i vetëm numri 112 numër që shpeton jetë.
Ndryshe, numrat 192, 193 dhe 194 do të vazhdojnë të funksionojnë së paku edhe një vit nëse qytetarët kërkojnë ndihmë nga ta, tha Stojanco Angellov nga Agjencia për menaxhim me kriza e RMV>