U lëshonte klientëve transmetime ilegale tē kanaleve televizive, arrestohet 61-vjeçari nga Gostivari  

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (01- nëntor) rreth orës 13:00, në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar kanë privuar nga liria, 61-vjeçarin E.B. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se ai kishte ri-transmetuar kanalet televizive pa licencë përkatëse dhe se shërbimet e tij, sipas setit, janë përdorë nga 2800 klientë që paguanin nga 100 euro në vit. Në objektin biznesorë ku ai punonte dhe në disa vende të tjera, atij iu gjetën dhe konfiskuan dy kompjuterë, dy resiverë dhe tre telefona celularë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë rastit kundër tij do të përgatitet parashtresat përkatëse.