U larguan për shkak të zjarreve, Mitsotakis: Një javë pushim falas në Rodos për turistët e larguar nga rreziku

Zjarret që përfshirën Rodos bënë që një numër i madh turistësh të largoheshin duke ndërprerë pushimet e tyre.

Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, këtë të mërkurë ka vendosur që të ofrojë një javë pushim falas në Rodos pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë për mediat, ku theksoi se Greqia është një vend absolutisht i sigurt, nuk ka asnjë rrezik.

Kryeministri sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij./abcnews.al

(Xanax)