Gazetari Baton Haxhiu është dorëhequr nga drejtimi i televizionit Klan Kosova. Ai mbrëmë ka lënë të kuptohet se e pret një sfidë e re, pasi sipas tij, ai ka arritur “në cak”.
“Kam arritur në cak. Më duhet të lëviz. Drejt një adrese të re, një sfide tjetër. Nuk e kam të lehtë, por e këtillë është jeta ime. Ky jam unë”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook. E në lidhje me largimin e tij ka komentuar veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, përcjell Bota sot. Rexhaj ka thënë se Haxhiu u largua nga televizioni, pasi sipas tij, kryeministri shqiptar Edi Rama, do ta emëroi atë në postin e ambasadorit.
Postimi i Rexhajt në Facebook: Ku po shkon Baton Haxhiu? Batoni themeloi një TV para 12 vitesh, milionat për me e themelue nuk dihen kah i mori (Pronto sigurisht). Sot Batoni po ik nga TV Klani me shumë pike-pyetje, por duket se Edi Rama do ta emëroi në një post qeveritar (ambasador)….