U largua nga Portokalli, Eneda Tarifa zbulon planet për në ekran!

Para pak kohësh Eneda Tarifa njoftoi largimin e saj nga “Portokalli”, për t’ja lënë “stafetën” një tjetër moderatoreje bukuroshe e të dashur për publikun, Fjoralba Ponarit.

Në një intervistë të mëparshme në emisionin “Why Not” në RTV Ora, këngëtarja tregoi se u shkëput nga televizioni pasi kishte ardhur momenti që ajo t’i përkushtohej projekteve personale dhe atyre muzikore.

“Kam nxjerrë një status para disa ditësh për largimin tim nga Portokallia sepse dua të merrem me gjërat që dua unë dhe me gjëra të cilat i prodhoj unë. Ka ardhur një kohë që duhet të japësh atë që merr dhe akumulon gjatë viteve. Mendoj se duhet ti përkushtohem pak më shumë këngës dhe e kam detyrim që ti përkushtoj këngës atë kohë të munguar që unë kam qenë midis televizionit dhe muzikës dhe gjithmonë më ka hyrë në mes televizioni.Unë duhet të pasuroj repertorin tim me këngë sepse ky është profesioni im dhe nuk do ta lija asnjë moment.Meqënëse koha erdhi e tillë që nuk ka koncerte dhe aktivitete live të cilat të marrin kohë, të marrin orë nate dhe të lodhin prandaj është koha më e mirë për të prodhuar”, u shpreh Tarifa atëherë.

Edhe pse Eneda tregoi se do t’i përkushohet muzikës, së fundmi ajo njoftoi fansat e saj se do të shfaqet sërish në televizion, por duke mos dhënë më tepër detaje.

Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, ajo ka theksuar dy herë që shumë shpejt do e shohim në ekran!