Ish deputeti Pavle Bogoevski nëpërmes rrjetit social facebook ka njoftuar se nga sot është në vet izolim pasiqë i njëjti është kthyer nga Gjermania, shtet i cili është në mesin e vendeve të prekura me korona virusi.
Në njoftimin e tij në “Facebook”, Bogoevski ka apeluar që të gjithë personat që kthehen nga ndonjë shtet tu nënshtrohen masave të vendosura nga qeveria.
“Nëse ktheni nga ndonjë nga shtetet me rrezik të lartë apo të mesëm, ua thoni masat udhëtarëve të tjerë”, thotë Bogoevski.
Ai ka njoftuar se për momentin nuk ka simptome të koronavirusit.
“Për momentin s’kam simptome”, shkroi Bogoevski duke i uruar ministrit Filipçe dhe ekipit të tij koordinimin dhe reagimin transparent të situatës.