U kërcënua nga Gjergj Dedaj, flet presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Osmani ka denoncuar në Polici për kërcënim publik ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Rrethohet nga pesë truproje.

Mirëpo siguria e Presidentes së Kosovës siç duket është cenuar së fundmi.

Vjosa Osmani për T7 thotë se me rastin e deklaratës së ish ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Degajt, tash po merret Policia e Kosovës.

E se po merren organet kompetente me këtë rast e ka konfirmuar edhe këshilltari për media i presidentes Osmani.

VIDEO

Por, ky denoncim nuk po i bën përshtypje ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Gjergj Dedaj deri në mesditë ka thënë se nuk është kontaktuar nga organet e rendit.

Ndërsa, Policia e Kosovës nuk janë përgjigjur zyrtarisht për veprimet e ndërmarra për këtë rast, megjithatë Televizioni mëson se kanë pranuar denoncimin nga zyra e Presidencës.